Në pritje të propozimit për përbërjen e Qeverisë së re

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka thënë se ai vetë sonte do të propozoj emrat e ministrave për përbërjen e qeverisë së re të besimit zgjedhor, nëse opozita nuk bien dakord mes veti deri atëherë.

Ai ka rikujtuar se DEMOS-i, Lëvizja Qytetare URA dhe Partia Socialdemokratike, si edhe Partia Socialiste Popullore kanë dërguar propozimet e veta për ministra, duke theksuar se janë duke u zhvilluar bisedimet me njërën edhe me palën tjetër.

Pres se do t’i përfundoj brenda kësaj dite, kurse deri në fund të ditës do t’ia dërgojë Parlamentit, ka thënë Gjukanoviq.

Në pyetjen nëse Partinë Socialiste Popullore (SNP) e konsideron nënshkruese të marrëveshjes, Gjukanoviq është përgjigjur me pohim. Ata e kanë sjellë vendimin e tyre në Këshillin Qendror, kurse ne në fillim të procesit kemi thënë se jemi të hapur për të gjithë, ka thënë Gjukanoviq. Ai ka theksuar se respekton rrethanat se DEMOS-i, Ura dhe Partia Socialdemokratike e kanë nënshkruar më parë marrëveshjen, kurse Mali i Zi Pozitiv ka qenë iniciues i këtij dokumenti.

Sido që të jetë epilogu mbi Qeverinë, mendoj se rrethana e nënshkrimit të marrëveshjes është shumë e mirë për zhvillimin demokratik të Malit të Zi, ka thënë Gjukanoviq.

Shperndaje