Meta fton Xhaferrin për vizitë në Shqipëri: Dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet

Zgjedhja e Talat Xhaferrit në krye të Parlamentit në Maqedoni padyshim që është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Pas vizitave në Bruksel me ftesë të zyrtarëve atje, Xhaferri merr dhe një ftesë nga Shqipëria

Kryetari I Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar për vizitë zyrtare në Tiranë, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili u zgjodh në këtë post disa ditë më par.

Ftesa për kryeparlamenrin e Maqedonisë është konfirmuar nga një njoftim i zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Maqedonia, fqinj i rëndësishëm edhe falë faktorit shqiptar shtetformues. Të forcojmë më tej marrëdhëniet ndërparlamentare. Dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Bashkëpunimi ynë të avancojë perspektivën evropiane të Maqedonisë”, ka theksuar Meta, në ftesën drejtuar homologut të Maqedonisë.

Shperndaje