Mustafa: Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, të hënën në parlament

Qeveria e Kosovës bëri të ditur se kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, gjatë së cilës janë pajtuar “që të hënën qeveria ta dërgojë në Parlamentin e Kosovës projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malit të Zi”.

Në një njoftim të qeverisë thuhet se ajo do të do të mblidhet të hënën më 8 maj dhe ky projektligj do të përcillet në parlamentin e Kosovës.

Ky vendim sipas qeverisë është përshëndetur nga zoti Yee, c ili e ka vlerësuar si “vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e parlamentit”.

Por, sfidë ende mbetet sigurimi i votave të mjaftueshme, meqë miratimi i tij kërkon dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

Një dështim i këtij votimi, sipas vëzhguesve, do të mund ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi që sipas tyre koalicioni aktual është formuar për të çuar përpara çështjet me rëndësi për Kosovën.

Kryesia e Parlamentit të Kosovës caktoi ndërkaq për të mërkurën seancën kur do të votohet një mocion mosbesimi për qeverinë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!