Dukaj: Informacione të rëndësishme për gjysëmaturantët dhe maturantët

Në datat 7 e 14 maj, në gazetën “Koha javore”, do të publikohen shtojca me katalogët e testeve për përgatitjen e provimeve të maturës dhe gjysmëmaturës.

Në datën 7 maj, do të publikohet katalogu për lëndën: Gjuhë shqipe dhe letërsi për gjimnazin.
Në datën 14 maj, do të publikohen katalogët për lëndët: Gjuhë shqipe dhe letërsi, si dhe Matematikë për shkollën fillore.

Katalogët për lëndët tjera janë publikuar e do vazhdojnë të publikohen në gazetat e përditshme.

Gjithashtu përgjatë kësaj kohe, do të organizohen orë përgatijeje online për lëndët: Gjuhë shqipe dhe letërsi për maturantët, kurse për gjysmëmaturatët, do të organizohen orë online në lëndët Gjuhë shqipe dhe letërsi e Matematikë, që njëkohësisht do të transmetohen në televizionet “RTMZ”, “Boin”, “Teuta” si dhe në Youtube.

MD

Shperndaje