Ambasadori i Shqipërisë takim me Ministrin e Brendshëm, Goran Daniloviq

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ernal Filo zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, z. Goran Daniloviq, të cilin e uroi për detyrën e re që ai e ka marrë në kuadër të krijimit të qeverisë tranzitore.

Temat e bisedimit kishin të bënin me bashkëpunimin dypalësh dhe atë në kuadër të nismave rajonale.

Ambasadori Filo i theksoi Ministrit Daniloviq se bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme e policisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme bazohet në një kuadër ligjor të konsoliduar dhe është i suksesshëm, por ka një vullnet dhe hapësirë që ky bashkëpunim të vazhdojë me kapacitet dhe vëllim edhe më të plotë.

Bashkebiseduesit ndane të njëjtin mendim se rajoni është duke u përballur me sfida të njëjta sidomos kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme dhe është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit të jetë në një nivel shumë të lartë dhe në gjendje për të dhënë një përgjigje të përbashkët. Ministri Daniloviq tha se ai kujdeset veçanërisht për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin me policinë shqiptare.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!