Gjeloshaj: Nuk do të mundeni të merrni mandatin ASH-së

Një fushatë shumë e mprehtë dhe e ashpër para-zgjedhore nga aktivistët lokalë të DPS, Demokratëve dhe LDSH-së kundër ASH-së dhe mua personalisht përjetoi fiasko, tha zyrtari i ASH Nik Gjeloshaj dhe shprehi bindje se Gjykata Kushtetuese nuk do të lejojë marrjen e mandatit shqiptarve duke përsëritur zgjedhjet në disa qendra votimi në Podgoricë dhe se rreth kësaj kanë njoftuar partnerët më të rëndësishëm në Bruksel, Tiranë dhe Uashington.

“Të gjithë bashkë u përpoqën të parandalojnë ASH që të fitojë mandatin në Kuvendin e Kryeqytetit të Podgoricës. Me mbështetjen e qytetarëve, e arritëm qëllimin politik dhe pas më shumë se 20 vitesh përpjekje, ne arritëm që shqiptarët të jenë të përfaqësuar në Kuvendin e Kryeqytetit të Podgoricës “, shprehet Gjeloshaj.

Atë që nuk arritën në zgjedhje, “tani po përpiqen të zbatojnë me manipulime të ndryshme” duke përsëritur zgjedhjet në disa vende.

“Ky veprim i pandershëm tani udhëhiqet nga SDP dhe lideri i saj Ranko Krivokapiq, me qëllim që të pastrojë Kuvendin e Kryqytetit nga përfaqësuesi autentik shqiptar. Të gjithë e dimë që DPS ka një shumicë absolute dhe duke përsëritur zgjedhjet, shumica e DPS-së nuk mund të rrezikohet, por qëllimi është ti merret mandati shqiptarëve dhe kjo po bëhet nga SDP dhe Ranko Krivokapiq “, tha  Gjeloshaj.

Gjeloshaj u dërgoi porosi Krivokapiqit dhe ndihmësve në këtë proces DPS-së, Demokratëve dhe disa shqiptarëve nga vrima e miut” që nuk do të kenë sukses.

“E kam përsërita para zgjedhjeve që nuk mund ta parandaloni që shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre dhe tani po ju them se nuk do të keni sukses tu merrni mandatin shqiptarëve.

Ne do të përdorim të gjitha mjetet e disponueshme për të mbrojtur të fituarën, dhe ky veprim i pandershëm dhe imoral i Krivokapiq t’i shërbejë ati në nder, tha Gjeloshaj dhe shtoi se Krivokapiq kishte mbështetjen e ASH-së kur kishte nevojë dhe “për fat të keq tani Krivokapiq po lufton me të gjitha forcat për të marrë mandatin e ASH-së” dhe se kjo është fytyra e vërtetë e ndershmërisë së Krivokapiq.

“Megjithatë, gëzohëm që nuk jam unë tradhtar, por Krivokapiq”, tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj pretendon se e gjithë kjo bëhet që tu merret mandati shqiptarëve dhe beson se Gjykata Kushtetuese nuk do të lejojë që ajo të përfshihet në “veprime të tilla anti-shqiptare”.

Besoj se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë se ankesa nuk ka asnjë bazë dhe se të gjithë ata që votuan me letër duke votuar për këdo, jo vetëm në atë vendvotim por në të gjithë Podgoricën, nuk kanë mundur të ndryshojnë vullnetin zgjedhor të qytetarëve, kush ka të drejtë që për 6 vota të ndryshojë vullnetin zgjedhor të mbi 100 mijë qytetarëve, tha Gjeloshaj.

Ai tha se rreth kësaj kanë njoftuan “partnerët më të rëndësishëm në Bruksel, Tiranë dhe Uashington”./Malësia.ME/

Shperndaje
1 Comment