Messi dënohet me 21 muaj burgim! (Video)

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, është dënuar me 21 muaj burgim për mashtrim me taksa, ka njoftuar Gjykata spanjolle.

Superylli argjentinas dhe babai i tij, Jorge Horacio Messi, akuzohen për shmangie taksash prej 4.1 milionë eurosh gjatë viteve 2007, 2008 dhe 2009.Gjykata ka urdhëruar Messin që të paguajë dënimin prej 2 milionë eurove ndërsa babai i tij urdhërohet të paguajë 1.5 milion euro për krimet e kryera.

Gjatë paraqitjes në gjykatë, Messi kishte deklaruar se nuk kishte asnjë informacion se çfarë po nënshkruante dhe se si menaxhoheshin paratë e tij.

“Nuk di asgjë”, ka thënë lojtari duke shtuar se ishte fokusuar vetëm te futbolli, gjerat tjera u’a kam besuar babait tim dhe advokatëve, jam i sigurtë se ata nuk kanë dashur të më mashtrojnë.Unë nuk di asgjë për këtë, as nuk më ka interesuar kurr ka thënë Messi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!