Portugalia finalisti i parë i EURO 2016

Portugalia ka kaluar në finalen e madhe të Euro 2016, pasi ka mposhtur Uellsin në gjysmëfinale me rezultat 2 me 0.

Cristiano Ronaldo dhe Luis Nani shënuan golat për fitoren e parë të portugezëve në kohën e rregullt në këtë Kampionat Europian.Ronaldo shënoi me kokë në minutën e 50-të, ndërsa Nani tre minuta më vonë.

Në finalen e madhe të së dielës, Portugalia pret fituesin e duelit Francë – Gjermani.

 

Shperndaje