Rusia vazhdon embargon ndaj Malit të Zi

Rusia do të vazhdojë embargon për prodhimet bujqësore malazeze, shkruan në dekretin që e ka nënshkruar presidenti Vlladimir Putin.

Prodhimet e Malit të Zi nuk do të mund të plasohen në tregun rus deri në fund të dhjetorit të vitit 2017. Vendimi mbi masat restriktive është miratuar para dy vjetësh, si shenjë hakmarrjeje të sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe të disa vendeve të tjera.

Ky embargo është vendosur si masë harkmarrëse ndaj sanksioneve të Malit të Zi ndaj Rusisë për invazionin në Ukrainë, megjithëse sipas arsyetimit zyrtar këto masa janë për shkak të mbrojtjes së prodhimeve vendase.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!