Shqiptari nga Plava, po krijon hitet më të mëdha shqiptare (Video)

“Bitat” e tij kanë lënë shije te pjesa më e madhe e estradës, saqë disa nga ta veç e kanë ndarë mendjen të bashkëpunojnë me të për sezonin e verës.

Kur e kishte krijuar hitin e këngëtares Era Istrefi ”Bonbon” dhe të dyshes së BabaStars, Majk dhe Getoar Selimi ”Sjena mo”, vëmendja ishte kthyer nga krijimtaria e tij muzikore.

Kompozitori Donat Prelvukaj i njohur me emrin Cricket, tashmë është në vlugun e finalizimit të punëve dhe përmes duarve të tij pritet të dalin hite që konsiderohen të qëndrojnë gjatë në majat e top listave të mediumeve vendase.

Në këtë sezon të verës, Criket ka realizuar këngë për bukuroshet e estradës: Nora Istrefi e Genta Ismajli dhe anëtarin e Baba Stars, Majk, të cilat pritet shumë shpejt të publikohen. Ai ka një porosi për dashamirët e muzikës shqipe, të cilët thotë se duhet të rrinë të “ndezur” në mënyrë që të dëgjojnë krijimtaritë e tij muzikore.

Për më shumë ndiqeni intervistën e tij për emisionin “Express Summer” në videon më poshtë.

Anton-GjokajAnton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!