Shumica e qytetarëve konsideron se Mali i Zi do të hyjë në NATO

Pa marrë parasysh nëse e përkrahin apo jo anëtarësimin në NATO, shumica e qytetareve të Malit të Zi rreth 76,4 për qind, konsiderojnë se Mali i zi do të jetë anëtare e NATO-s, tregon hulumtimi i fundit i agjencisë DAMAR.

Hulumtimi u zhvillua prej me 26 qershor deri me 1 korrik. Siç thuhet në ueb sajtin, ardhmëria e sigurt, hulumtimi i fundit i opinionit publik tregon një trend stabil të përkrahjes  dhe një dallim i qartë dhe i rëndësishëm në favor të atyre të cilët e përkrahin Malin e Zi në NATO.

Sipas hulumtimit të kësaj agjencie ,46, 1 për qind të qytetareve të Malit të Zi e përkrahin anëtarësimin në NATO, ndërsa 38, 9 për qind janë deklaruar kundër ,kurse 15 për qind endë nuk kanë qëndrim, për këtë thuhet në këtë sajt. Siç u kumtua nga kjo agjenci mostra e projektuar është në nivelin e 1100 të anketuarve në dhjetë komuna të Malit të Zi.

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!