Anketa e CEDEM: Forca 1.2%, ASH 1.1%, UDSH 0,2%, LDnëMZ 0,01%

Si pas hulumtimit të fundit të kryer nga “Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut” (CEDEM), në korpusin politik shqiptarë, Forca e Re Demokratike ka pësuar rritje të përkrahjes krahasuar me hulumtimet e mëparshme, Alternativa Shqiptare e ka mbajtur përkrahjen që kishte, kurse Unioni Demokratik i Shqiptarve ka vazhduar me rënje të përkrahjes njëjtë si edhe LDnëMZ.

Përkrahja e Forces ka shkuar në 1.2% gjatë Qershorit të 2017 duke u rritur ndjeshëm prej 0.8% dhe 0.3% që ka qenë respektivisht në matjet e Dhjetorit të vitit 2016 dhe Nëntorit 2015.

Alternativa Shqiptare e ka mbajtur përkrahjen prej 1.1% që kishte në Dhjtorë të vitit 2016 dhe në këto momente është partia e dytë më e përkrahur nga shqiptarët.

UDSH ka vazhdur me rënje drastike nga Nëntori i 2015 kur e kishte përkrahjen 1.1% të shqiptarve. Në Dhjetorë të 2016 ky subjekt pësoi rënje në 0,5%, rënja vazhdoi edhe në Qeshorë të 2017 me përkrahje vetëm 0,2% dhe krahasuar me vitin 2015 është një rënje prej 0,9%.

Nga dhjetori i vitit 2016 rënje të madhe ka pësuar edhe LDnëMZ ku nga 0,8% ka ramje në vetëm 0,1% të përkrahjes./Malësia.ME/

Shperndaje