Dukaj: Ministria e arsimit sjelli Vendim për hapjen e shkollës së muzikës dhe baletit në Tuz

Para disa ditësh Ministria e arsimit, solli Vendim për hapjen e shkollës së muzikës dhe baletit në Tuz, këtë e konfirmoj për portalin tonë drejtori gjeneral në Drejtrorinë në Ministrinë e arsimit, z.Marash Dukaj.

Këtë projekt, z.Dukaj e kishte paralajmëruar disa kohë më parë, e që e konsideronte të rëndësishëm për trevën e Tuzit dhe të mbarë Malësisë, pasi që sipas tij kërkesat ishin të shumta nga prindërit e nxënësit e këtyre zonave. Ai poashtu potencon që projekti në fjalë ishte filluar shumë kohë më parë dhe falenderon të gjitha ata që ndihmuan për realizimin e tij, në veçanti ministrin, z.Damir Shehoviq.

Për hirë të kapaciteve infrastrukturore dhe kadrovike, Shkolla fillimisht do të funksionojë si paralele e shpërndarë e shkollës Artistike për muzikë dhe balet “Vasa Paviq” të Podgoricës. Këtë model fillimisht e kishte praktikuar edhe Ulqini, kur hapi shkollën e muzikës, ku për një kohë funksionojë si pjesë e shkollës së Tivarit, e më vonë u pavarësua. Procesi mësimor do të realizohet fillimisht në lokalet e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.

Malësia gjihmonë ka lindur talentë të fushës së muzikës dhe artit që kanë kaluar kufijtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, shpresojmë që ky projekt të jetë edhe një mundësi më shumë për gjeneratat e reja, pasi që disa nga ata kanë udhëtuat në Podgoricë për të njekur këtë shkollë, e shumë të tjerë për shkak të pamundësive ekonomike kanë mbetur pa vazhduar shkollimin, edhe pse ndoshta kanë shumë talent./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!