Në Parkun e Pishave në Sllatinë së shpejti do të ndërtohet objekti i Muzeut të Historisë së Natyrës, njofton Klan Kosova.
Kontrata për hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues tashmë është nënshkruar në mes të Ministrisë së Kulturës dhe kompanisë Hidroing DK.
Arkitekti i këtij projekti, Valentin Junçaj, thotë se ky objekt do të jetë i një rëndësisë të veçantë. Karakteristikë e këtij objekti është ndriçimi natyral. Gjithashtu objekti do të jetë i rrethuar me pllaka guri që lidh atë me natyrën.
Në këtë hapësirë do të ketë vend për ekspozita të ndryshme e ekspozimin e eksponateve të llojllojshme
Projekti ideor, që është miratuar nga ministrinë e Kulturës ka kushtuar rreth 25 mijë euro, ndërsa në të u punua për rreth 1 vit.
E kompania fituese pritet që deri më 16 Gusht të dorëzojë projektin e detajuar, ndërsa më pas do të mbesin vetëm procedurat e prokurorimit për fillimin e punimeve në të.
Drejtoresha e Departamentit Trashëgimisë Kulturore bëri me dije se të gjithë qytetarët mund të kontribuojnë që ky vend të ketë sa me shumë eksponate e gjëra tjera të veçanta./KlanKosova/