Shoqata Malësia e Madhe – NY: Konkurs për bursa studentore për vitin akademik 2021/2022

Shoqata Malësia e Madhe – New York, duke u bazuar në dispozitat e Nenit 10,paragrafi 3 të
Statutit të kësaj Shoqate, shpall:

KONKURS

për bursa studentore për vitin akademik 2021/2022. Bursat ndahen për vijuesit e studimeve
themelore (bachelor). Të drejtë për bursë kanë të gjithë ata student që plotësojnë kërkesat e
parashtruara nga Shoqata Malësia e Madhe – New York. Përparesi do të kenë studentët e dalluar
malsorë, që i ndjekin studimet në gjuhën shqipe.

Këtë vit Shoqata do të ndajë Burse duke filluar nga viti i dyte(2) Univerzitar
Dokumentet e parapara për këtë konkurs kandidatët i postojnë në adresën e shoqatës Malësia e
Madhe – New York. Dokumentacioni që do të arrijë pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohet.
Komisioni i caktuar për këtë çështje nuk do t’i shqyrtojë as fletëparaqitjet e aplikuesve me
dokumentacion jo të plotë. Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i Shoqatës. Mbi
ndarjen e bursave do të vëndoset në mbledhjen e radhës që mbahet në Dhjetor.
Për çdo informacion të mëtejmë mund të kontaktoni zyrën e Shoqatës Malësia e Madhe – New
York në e-mail: [email protected], kurse mbi kushtet dhe
afatin e konkurimit, mund të informoheni përmes web faqës tonë:www.malesianv.org, ku mund të
pajiseni me formularin e aplikimit.

Shoqata Malësia e Madhe – New York ju dëshiron sukses në procesin aplikues! Shoqata “Malësia
e Madhe” New York

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!