Gjeloshaj: Nëse nuk ka ndryshime ditëve në vijim, ne të hënën dorëzojmë listën

Alternativa Shqiptare në qoftë se nuk do ketë ndryshime ditëve në vijim, do të dorëzoi të hënën, listën e parë zgjedhore të shqiptarëve për zgjedhjet e 16 tetorit, njoftoi deputeti i ASH-së, Nik Gjeloshaj.

Pas spekulimeve të mediave për disa koalicione të mundshme parazgjedhore, Gjeloshaj tha se, përfaqësuesit e ASH-së kanë pasur takime zyrtare me partitë serioze shqiptare, me përjashtim të atyre që kanë dosje kriminale.

Kontakte joformale dhe mendime kemi ndarë pothuajse me të gjitha partitë politike në Parlament.Të gjithë ata që pranojnë kërkesat politike të cilat i përsërisim tash 27 vjetë është partner i mundshëm i koalicionit parazgjedhor me përjashtim të atyre që na kanë mashtruar, “tha Gjeloshaj.

Alternativa Shqiptare është më e forta, e para dhe lista e vetme shqiptare që garanton përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve, thotë Gjeloshaj.

Kjo konfirmohet nga të gjitha hulumtimet, kështu që duhet të dalim vetëm, ne i kemi të gjitha gati, nënshrimet, listën, infrastrukturën dhe do vazhdojmë me përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve.Të dielën e kemi mbledhjen e kryesisë dhe në qoftëse nuk do ketë ndryshime të rëndësishme, të hënën zyrtarisht të parët do të dorëzojmë, listën e parë zgjedhore të shqiptarëve, “tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!