PDS në zgjedhje me shum gjasa në mënyrë të pavarur

Kryeministri dhe kryetari i PDS Millo Gjukanoviq ka vlerësuar se është me rëndësi të madhe që edhe në këtë përbërje të parlamentit të ekzistojë shumica bindëse e cila do të përkrah rrugën evropiane dhe euro atlantike të Malit të Zi, ndërtimin e shoqërisë të sundimit të ligjit dhe zhvillimin demokratik.

Gjukanoviq, duke folur për ofertën e PDS drejtuar qytetarëve të Malit të Zi ka paralajmëruar pako  konkrete të masave ndaj shtresës më të rrezikuar sociale të shoqërisë.

Ai ka vlerësuar se problemi i pjesës më të madhe të opozitës është se nuk e kupton që kohën e sotme as në Ballkan nuk mund të zhvillohet politikë sipas modeleve të vjetra. PDS do të fillojë të hënën fushatën parazgjedhore me moton “Me hap të sigurt”. Të hënën tribuna parazgjedhore do të mbahet në Cetinë, njofton portali i “Antena M”.Gjukanoviq sot deklaroi se PDS me shumë gjasa në zgjedhje do të da në mënyrë të pavarur,vendimi përfundimtar do të marrin organet e partisë, th Gjukanoviq.

Ndryshe, kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq qëndroi sot për vizitë pune në Ulqin. Ai u takua me kryetarin e Komunës Nazif Cungun me të cilin diskutuan për planet zhvillimore të Komunës.

Shperndaje