Shqipëria fiton Maqedoninë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka filluar aventurën drejt ‘Rusia 2018’ me fitore 2-1 ndaj Maqedonisë.
Ndeshja e nisur mbrëmë në Shkodër, u ndërpre në minutën e 76-të pas reshjeve të shumt te shiut, kur rezultati ishte 1 me 1.

Golin e parë e kishte shënuar Armando Sadiku në minutën e 9-të, kurse Maqedonia barazoi në minutën e 51-të me shqiptarin Egzijan Alioski i cili nuk din asnje fjale maqedonisht.

Ndeshja rifilloi sot të martën në minutën e 76-të , ndërsa në minutën e 89-të, Bekim Balaj shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Ledian Memushajt për të shënuar golin e dytë për Shqipërinë, rrjedhimisht golin e fitores.

Pas kësaj fitore Shqipëria ka tre pikë në Grupin G, aq sa Spanja dhe Italia.3 vendet tjera janë të rezervuara për Maqedoninë, Izraelin dhe Lihtenshajnin

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!