ZYRTARE: Zgjedhjet në Tuz, më 26 nëntor

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq solli sot Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltar në Kuvendin komunal të Tuzit në kuadër të kryeqytetit, për më 26 nëntor të këti viti.

Para disa ditësh me kërkesë të 16 këshilltarëve u shkurtua mandati i Kuvendit të KU të Tuzit.

Për shkurtimin e mandatit votuan këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Partisë Boshnjake, Alternativës Shiptare dhe Inciativës Qytetare./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!