ASH emëron Kordinatorët e degëve për të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët

Të nderuar qytetarë,
Adhurues dhe mbështetës të ASH,

Siç Ju kemi njoftuar disa kohë më parë, që me 16 shtator 2018, do t’a organizojmë Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor!
Përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme partiake, po ecin ashtu siç kemi planifikuar!

Alternativa Shqiptare mbas këtij Kuvendit do të dalë shumë më e fortë dhe do të shtrihet në të gjitha trevat ku shqiptarët jetojnë.

Pra, ky do të jetë Kuvendi i bashkimit formal të katër subjekteve politike!
Kuvendi i subjektit të vetëm që bashkon të gjitha komunat shqiptare!
Kuvendi i të vetmit subjekt shqiptarë që bashkon të gjithë shqiptarët nga trojet e veta etnike në Mal të Zi, pa dallime!

Me këtë rast duam të njoftojmë opinionin që me propozim të Kryesisë së ASH, Kryetari ka sjell VENDIM për emërimin e Kordinatorëve të degëve!

Në Vendim është definuar që Kordinatorët e emëruar obligohën që të zgjedhin Këshillin Komunal për degët e veta, si dhe të përcaktojnë numrin e delegatëve për Kuvendin e përgjithshëm.

Më poshtë me Ju po ndajmë Vendimin për emërimin e Kordinatorëve të Malësisë, Ulqinit, Podgoricës, Tivarit, Plavës, Gucisë dhe Rozhajës!

Sinqerisht,
ASH

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!