Prej sot: Masat e reja për hyrje në Shqipëri

Për hyrjen në Shqipëri prej sot, më 6 shtator, vlejnë masat e reja, njoftoi Qeveria në Tiranë.

Siç kumtohet, për hyrjen në këtë shtet nevojitet vërtetimi i vaksinimit, testi PCR i kryer jo më shumë se 72 orë përpara hyrjes ose dokumenti që vërteton se e keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19, i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit.

Siç shtohet, ato që s’e kanë një nga tre dëshmitë e përmendura duhet të izolohen për 10 ditë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!