Kajoshaj: Nuk jemi të kënaqur me zbatimin e ligjeve dhe as me mardhenjet me Kryeqytetin

Mbi njoftimin e opozitës se pas zgjedhjeve të 16 tetorit, do të kërkojnë shkurtimin e mandatit të Kuvendit të KU Tuz sepse kjo është e vetmja mënyrë e mundshme për të shpallur zgjedhjet e reja, kryetari i kuvendit të KU Tuz dhe funksioneri i UDSH-së Fadil Kajoshaj thotë që është ende herët që të përcaktohet mbi këtë çështje, siç shprehet ai, aktualisht janë të zënë me zgjedhjet parlametre dhe do të përcaktohen pas zgjedhjeve.

Do të shohim se si do të vijojnë gjërat, vendimi do të varet edhe nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe nga qëndrimi i Kryeqytetit ndaj nesh si Komunë Urbane e Tuzit, sepse ne nuk jemi të kënaqur me marrëdhëniet e tanishme, thotë Kajoshaj.

Nuk mund të lavdërohemi se jemi të kënaqur me zbatimin e një sërë ligjesh në fushën e vetëqeverisjes lokale, në radhë të parë Ligjin për Kryeqytetin i cili parashikon ndryshimin e statusit të Komunës Urabane të Tuzit dhe Zetës në Komuna në kuadër të Kryeqytetit.

Sa nuk ka ardhur deri te miratimi i statutit të Kryeqytetit ne nuk kemi të drejtë të ndryshojmë statutin e Komunës Urbane.Ky afat ka kaluar tash një kohë të gjatë, edhe për prurjen e statutit të Kryeqytetit edhe të Komunave Urbane dhe faktikisht kemi qëdruar në të njëjtin nivel, edhe para se janë ndryshuar ligjet, kështu që do të shqyrtojmë të gjitha detajet pas zgjedhjeve,tha Kajoshaj.

Shperndaje