Nga sot, Policia e Shqipërisë ka futur në përdorim 11 automjete elektrike, të cilat kanë zëvendësuar ato me karburant.
Ministria e Brendshme ka nisur një projekt pilot duke i vënë këto automjete në dispozicion të Policisë Rrugore. Mjetet janë të markës “Volkswagen” dhe punojnë vetëm me energji elektrike dhe funksionimi i tyre bëhet përmes karikimit.
Shqipëria bëhet vendi i parë në rajonin e Ballkanit dhe i 10-ti në Europë, që fut në përdorim automjetet elektrike.
Këto mjete janë trend në rritje për vendet e zhvilluara ekonomikisht, pasi makina të tilla janë më të shtrenjta se ato me karburant. Makinat elektrike janë krejtësisht ekologjike, pasi nuk emetojnë gaz në mjedis. Pjesa kryesore e këtyre makinave, në vend të sarbatorit, është bateria. Ndërsa kombinimi i baterisë me motorrin elektrik, krijojnë atë që quhet truri i makinës.
Ministri i Punëve të mbrëndshme Samir Tahiri tha se këto makina nuk përdorin asnjë pikë karburant dhe karikohen në prizën e shtëpisë dhe shpenzojnë shumë pak, 100 kilometra të kaluara me këtë makinë kushton më pak se një kafe apo 120 lekë- (më pak se një euro).