Shqipëria fiton, kryeson e vetme para Spanjës dhe Italisë

Shqipëria ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Lihtenshajn, fitore kjo që e vendos në vendin e parë në Grupin G.

Golin e parë për Kuqezinjtë e shënoi mesfushori Jahmir Hyka në minutën e 12, pas krosimit nga Roshi.Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes sulmuesi Bekim Balaj, i cili shënoi pas një goditje të bukur me kokë në minutën e 71.

Me këtë fitore Shqipëria bëhet lider në Grupin G me 6 pikë. Kurse të dielën e pret Spanjën në “Loro Boriçi”.

Kosova humb thellë nga Kroacia

Kosova ka pësuar humbjen e parë në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”.Përfaqësuesja kosovare pësoi 6 me 0 nga Kroacia në ndeshjen e parë si vendas të zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Mario Manxhukiq realizoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë duke treguar superioritetin e kroatëve. Sulmuesi i Juventusit shënoi në minutat 6’, 23’ dhe 35’.

Tre golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Mitroviq, Perishiq dhe Kaliniq shënuan në minutat 68’, 83’ dhe 90’ për fitoren e thellë të Kroacisë.Në xhiron e ardhshme të Grupit I, Kosova do të luajë ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën.

Shperndaje