Camaj bartës i listës së Demokratëve në Tuz

Bartësi i listës së Demokratëve në zgjedhjet që do të mbahen në fund të nëntorit në Tuz, do të jetë Shtjefen Camaj, njoftuan nga Mali i Zi Demokratik.

“Mali i Zi Demokratik mbajti sot konferencën për shtyp ku kryetari i Demokratëve Aleksa Beciq prezentoi listën zgjedhore të kësaj partie për kuvendin komunale të Tuzit në kuadër të kreqytetit.

Në konferenc moren pjes edhe anëtarët e kshillit iniciativ të Demokratëve në Tuz, Marija Nikçeviq dhe Ramadan Beqaj.

Shtjefen Camaj tha se banorët e Tuzit kanë nevojë për një komunë që do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm më të shpejtë material dhe social. Një komunë të tillë qytetarëve të Malësisë nuk mund t’u sjellë qeverisja e PDS-së e cila në tri dekadat e fundit i ka mashtruar shumë herë. Për qytetarët e Malësisë ne kemi një ofertë të qartë programore të dedikuar për nevojat e qytetarëve të Tuzi dhe me mënyrën e zgjidhjes së tyre.Të tilla si: pajisja infrastrukturore e kësaj zone në përputhje me nevojat reale dhe problemet e grumbulluara, vendosja e burimeve të pasura natyrore në funksion të zhvillimit të këtij rajoni dhe krijimi i vendeve të reja të punës – në mënyrë që Tuzi të mos jetë zonë nga e cila iket, por qëndrohet “, tha Camaj .

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!