Gjeloshaj: Prioriteti jonë kërkesat politike dhe ekonomike

Lista shqiptare ka njoftuar se do të negociojë me shumicën e re, por ka një ndryshim të madh midis negocimit dhe dakordimit, tha Nik Gjeloshaj.

Lista shqiptare me qëndrimin që do të ulet në tryezë dhe do të negociojë nuk do të thotë që ne kemi rënë dakord dhe se do të jemi pjesë e qeverisë së re. Gjithçka do të jetë më e qartë, pas takimeve zyrtare me kryeministrin e ardhshëm, tha Gjeloshaj.

“Unë e përsëris, do të negociojmë!

Është një dallim i madh mes negociimit dhe dakordimit. Nëse dikush mendon se do të marrë mbështetje tonë lehtë , është shumë gabim.

“Kërkesat tona në planin kadrovik janë të fundit, ne kemi kërkesat tona politike dhe ekonomike që janë prioriteti jonë,” tha Gjeloshaj.

Ne nuk do ja lëmë fatit që kërkesat tona të realizohen nga dikush tjetër, por me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në qeveri të punojmë në realizimin e tyre.

Dhe çfarë është shumë e rëndësishme për ne, kush do të drejtojë sektorët që janë thelbi i shtetit, siguria dhe punët e jashtme politike, tha Gejloshaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!