Nga nesër karburanti më lirë

Nga nesër pritet që të ulet çmimi i të gjitha karburantet në Mal të Zi. Siç pritet, sot pas publikimit në Fletorën zyrtare, të vendimit të Gjykates Kushtetuse e cila ka shpall si antikushtetues taksën e vendosur nga Qeveria për karburantet, nga nesër në mesnatë, çmimi i naftës të ulet me 7 cent për litër.

Çmimi i ri i karburanteve nga nesër pritet të jetë:

Super 98 Super 95 Eurodisel
1.12 1.08 0.99

 
Kjo taksë është vendosur nga Qeveria në mesin e muajit Prill të vitit 2015 dhe gjatë kësaj periudhe rreth 11 milion euro janë arkëtuar në buxhetin e shtetit, që sipas Qeverisë këto fonde janë të destinuara për ndërtimin e autostradës dhe zhvillimin e sportit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!