Sinishtaj kërkon 12.000 euro për ujin e shpërndarë

Vasel Sinishtaj ka shprehur pakënaqësinë ndaj Komunës Urbane të Tuzit dhe Ujësjellësit për mospagimin e 12.000 eurove për shpërndarjën e ujit të pishëm në zonat rurale të Malësisë.

“Asgjë akoma nuk është paguar, por besoj se do paguhen. Do ishte mirë që pagesa të bëhet në një kohë sa më të shkurter në mënyrë që të vazhdojmë punën, për arsye se çdo ditë kemi kërkesa për ujë. Më telefonojnë ditë dhe natë, me të vertetë ka familje që ujin e kanë të domosdoshëm, që varën nga ne, për arsye se janë në situatë të tillë që ne jemi e vetmja mbeshtetje” është shprehur Sinishtaj për DAN.

“Kjo nuk është pak, por as nuk mjafton. Apeloj tek Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit rural që ti kushtojnë vemëndje më të madhe njerëzve që jetojnë në zonat rurale, tu krijojë kushte më të mira për jetë, ata në përgjithësi merren me blegtori dhe bagëtia pa ujë nuk mund të jetojë” është shprehur mes tjerash Sinishtaj./Malesia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!