Kryeparlamentari nga Shqipëria, Gramoz Ruçi derisa foli për Demarkacionin me Malin e Zi u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të tejkalojnë interesat politike dhe të punojnë në interes të vendit.
Ai tha se duhet të përfundohet ky proces që i hap rrugë Kosovës për liberalizim të vizave, njofton Klan Kosova.
Ruçi që këtë deklaratë e bëri para mediave, pas takimit me homologun e tij nga Kosova, tha se në Kuvendin e Shqipërisë, kur vjen puna për Kosovën, të gjithë janë unik dhe njëzëri në përkrahje të saj.I pari i Kuvendit të Shqipërisë ka thënë po ashtu para mediave se të dyja Kuvendet do të krijojnë një Komitet të përbashkët derisa kryeparlamentari kosovar, Veseli deklaroi se po punohet që në vazhdimësi të forcohen raportet mes të dyja vendeve. Veseli, ashtu sikur edhe Ruçi, tha se brenda një viti do të formohet një Komision mes të dyja Kuvendeve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, pas takimit me Kadri Veselin, do të takohet edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj