“Përkrahja e Shqipërisë zyrtare dhënë platformës me të cilën partitë shqiptare obligohen që bashkërisht të negociojnë për formimin e pushtetit të ardhshëm në Tuz është përzierje në punët e brendshme në Mal të Zi, por nuk ka ndikim në pozitën e Shqiptarëve në këtë shtet”, deklaroi ish drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq.
Ai shtoi se partive politike nacionale më shpesh i vinin mesazhet e llojit “përkrahni regjimin në Podgoricë”.
“Çka vlen thirrja retorike nga cilado anë që subjektet politike shqiptare në Mal të Zi të bashkohen, këtë me ngulm e kërkon edhe diaspora dhe qytetarët, por regjimi të gjithë i vendosi nën krahun e vet. Aty nuk ka ndihmë. Tirana duhet në mënyrë legjitime, qëllimmire, dhe ndoshta me sukses “të përzihet” duke i ndihmuar Shqiptarët në Mal të Zi pak më shumë në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe të ngjashme”, tha Peroviq.
Ndërkohë, Nikollë Camaj i LDSH-së shprehet se kjo përkrahje nuk mund të merret si përzeirje në punët e mbrendhshme, dhe se në gjithë botën shtetet ndihmojnë popullin e vet jashtë kufijve. Ai thotë se është më se normale që Shqipëria të ketë ndikim, bile të jetë edhe promotere e këtyre marrëveshjeve dhe jo vetëm përkrahës./Ul-info/Malësia.ME/