Në adresën e portalit tonë, ka mbërritur deklarata për opinion e Albin Sinishtaj kandidatë për këshilltarë në Kuvëndin e Tuzit nga Alternativa Shqiptare:
Në zgjedhjet lokale për Komunën e Tuzit të cilat do të mbahen me 26. nëntor Alternativa shqiptare konkuron me listën e vet të këshilltarëve.
Listen e A.Sh. e përbëjnë intelektual malsor, aktivist të çeshtjeve kombëtare dhe profesionist të fushave të ndryshme, të rinj si dhe persona me përvoj të cilet me kontributin e tyre kanë dëshmuar veten e të cilët do të vazhdojnë të angazhohen në të mirë të Malësis dhe banorëve të saj.
Tashmë, ashtu siç ishin pritjet e votuesëve, Alternativa shqiptare dhe Iniciativa qytetare u bashkuan në një subjekt të vetëm. Përveç kësaj, këtu janë unifituar edhe dy subjekte të tjera politike (Aleanca Shqiptare dhe Iniciativa qytetare – Plavë/Guci). Krejt kjo deshmon seriozitetin dhe angazhimin e sinqertë tonë për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Krejt kjo me qëllim të mbrojtjes dhe avansimit sa më të mirë të drejtave kombëtare, zhvillimin e vendit, integrimin e të rinjëve dhe në përgjithësi arritjen e të drejtave të popullatës autoktone në këto treva.
Para së gjithash personalisht deshiroj ti falenderohem Këshillit drejtues që më dha besimin të jem kandidat për këshilltarë pran listës “Alternativa shqiptare – E ardhmja fillon sot”. Ketë falenderim posaçërisht e drejtoj ndaj anëtarëve më me përvoj të cilët ndaj nesh (të rinjëve) treguan gadishmërin e plotë të na përkrahin në këto zgjedhje.
Duhet të ceki që synimi ynë krysorë do të mbetet që subjektet shqiptare të marrin pushtetin në Komunën e Tuzit, pushtet i cili që dy mandate është treguar joefikas dhe i pafuqishëm karshi zgjedhjes së problemeve ekonomike, sociale, politike dhe infrastrukturore në këto treva. Kjo situat e palakmueshme, si pasoj e keqqeverisjes gati tetëvjeçare nga të njetit persona, ka sjellur pakënaqësi të shumta tek popullata vendase e cila kërkon ndryshime.
Qëllimi të cilin e synojmë mbas këture zgjedhjeve është që fati i Malsis të kthehet në duart tona! Mos të jemi të huaj në vend të vet por të jemi ne ata që do të vendosin, ti mbrojnë dhe avancojme interesat tona si qytetarë. Në ketë mënyr do të punojmë që të bëjm Malsin një vënd më të mirë për të punuar e jetuar.
Të bindur që votusi do të dij të zgjedhin mes fjalëve dhe veprave, mes profesionistëve dhe amaterëve, mes bashkimit dhe përçarjes – është e natyrshme që votuesi do të zgjedhin veprat e profesionistëve të bashkur për një të ardhme më të mirë.
Zgjedhja është e lehtë, votoni nr. 7
Me nderime,
Albian Sinishtaj
Kandidat për këshilltarë në Kuvëndin e Tuzit