DPS në ”telashe”: ”Forca na ofroi nënkryetarin, PD kryetarin”

Kryetari i këshilli komunal të DPS-it të Ulqinit Loro Nrekiq  ka zbuluar edhe detajet e bisedimeve që janë duke vijuar këto ditë në skenën politike të Ulqinit në kuadër të prekompozimit të qeverisjes lokale.

Ai tregon haptas se gjatë bisedimeve me partitë politike shqiptare në adresë të DPS-it të Ulqinit kanë mbërritur edhe ofertat e rreth prekompozimi të të qeversijes lokale. Kështu Nrekiqi per rtmz ka deklaruar se ”nga Forca kemi marrë ofertë ku na ofrohet nënkryetari i komunës ndërsa në ndërkohë Partia Demokratike ka ofrouar pozitën e të parit të Komunës së Ulqinit”.

Në ndërkohe mediat njoftojnë edhe për takime të partive shqiptare për përpilimin e një platforme të përbashkët ku me sa mësohet pjesë e këtij takimi kanë qene edhe Gjeka e Cungu si përfaqësues të partive të tyre të cilët në ndërkohë janë edhe në bisedime më DPS-in për atë se si do të jetë qeverisja e neserme në Ulqin.

Situata politike në komunën tonë tani ka marrë nuanca të qesharakës ku parimet dhe vlerat kanë humbur në tërësi, nëse diçka të tillë ka pasur më parë./ulqinionline/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!