Emina ende në formë

Ajo është 6 muajshe shtatzënë.

Por Emina Çunmulajn, modelen nga Malësia që ka bërë karrierë në Amerikë, vështirë se do ta shihni në rroba të shtatzënisë.

Emina ende po arrin të qëndrojë elegante e në formë dhe mesa duket s’e ka ndërmend të dalë nga stili i saj elegant për të veshur rroba të gjera të parapara për gratë që po presin bebe.Në profilin e saj në instagram, ajo ka publikuar një fotograf ku duket shumë bukur e shprehet shumë e kënaqur me faktin se do të bëhet nënë.

“Jam 6 muajshe shtatzënë dhe e adhuroj çdo moment të ditës. Jam me fat që ende mund të vesh fustane të zakonshme edhe pse masa ime është rritur për 2 numra”, shkruan ajo në instagram.

Në maj të këtij viti Emina është martuar me një miliarder izraelit me një dasmë tradicionale në Izrael.

Ajo tani është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!