Testimi PISA: Rezultate zhgënjyese të nxënësve 15 vjeçar nga Mali Zi, Shqipëria dhe Kosova

Ç’është PISA?

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve/Studentëve (PISA) është një studim ndërkombëtar që organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) çdo tre vjet (që nga viti 2000), në të cilin marrin pjesë shumë shtete dhe ekonomi botërore. Në vitin 2015 morën pjesë 70 shtete përfshirë ndër të tjera Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën.

PISA përfshin vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë në tri fusha të rëndësishme: në fushën e leximit (gjuhës), matematikës dhe shkencës (megjithëse mund të përfshihen edhe fusha të tjera, si zgjidhja e problemeve dhe njohuritë financiare, aspekte që lidhen me motivimin, besimet rreth vetes dhe strategjitë e të mësuarit të nxënësve, si dhe aspekte të tjera demografike).

Rezultatet e vlerësimit PISA 2015 u publikuan sot, më 6 dhjetor 2016.

Në rezultatet e publikuara bie në sy rezultatet  zhgënjyese të shteteve ku jetojnë shqiptarët.

Nga 70 shtete të përfshira në këtë testim më së miri qendron Shqipëria, nëse mund të thuhet kështu,  e cila në renditjen e përgjithshme zë vendin e 51-të. Në vendin e 59-të renditet Mali i Zi, ndërsa rezultatet më alarmante kanë Maqedonia e 67-ta dhe Kosova e 68-ta.

Nga vendet e rajonit më së miri ndohet Sllovendia e renditur  e 13, kurse vendet e tjera përveç Kroacisë kanë treguar rezultate tejet të dobëta.

Thaçi: Rezultatet e PISA-s duhet t’i marrim me seriozitet të madh

Image result for thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj rezultateve negative të PISA-s për arsimin në Kosovë.

Thaçi me një postim në Facebook, ka shkruar se rezultatet e PISA-s duhet të merren seriozisht, derisa ka shtuar se arsimi në Kosovë është shkatërruar shumë.

“Rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh. Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore”, ka shkruar Thaçi në FB.

Ai ka bërë thirrje për përmirësimin e të gjitha niveleve arsimore në Kosovë.

“Por, tash urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë. Fëmijët tanë duhet t’i përgatisim, t’i bëjmë më të shkathtë dhe më konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga tërë bota”, ka shkruar ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!