Vuçiq: Serbisë nuk i intereson antarësimi në NATO

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se gjatë takimeve të fundit që ka pasur me përfaqësues të NATO-s u ka bërë me dije atyre se Serbia nuk është e interesuar të anëtarësohet në këtë aleancë.

Këto komente Vuçiq i bëri gjatë debatit në Kuvendin e Serbisë, duke u përgjigjur në kritikat e disa deputetëve për shkak të vizitës së tij të fundit në NATO dhe akuzave se ai punon për NATO-n. Kam shkuar në selinë e NATO-os dhe në mënyrë direkte u kam thënë në sy të gjithëve se Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO tha kryeministri serb duke i cilësuar akuzat ndaj tij si shpikje të kota.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!