Deçiq gjen fitoren pas 12 ndeshjeve me golat e Ilir Camaj

Futbollistët e Deçiq arritën sot fitore të rëndësishme në xhiron e 18-të të Ligës së parë të Malit të Zi.

Deçiq në Tuz mundi ekipin e Iskra me rezultatin 3:1 duke ndërprerë kështu serinë prej 12 ndeshjeve pa fitore. Fitoren e fundit dhe të vetmen deri para kësaj ndeshje e kishin arritur në xhiron e pestë të kampionatit më 26 gusht kundër Petrovac (2:1).

Deri te fitorja Deçiq erdhi me golat e sulmuesit Ilir Camaj, i cili shënoi dy herë në minutën e 23-të dhe 33-të dhe Luka Klikovac në minutën e 64-të. Ndërsa Kristijan Vulaj ishte asistent i golit të dytë dhe të tretë.

Me këtë fitore Deçiq është larguar nga vendi i fundit në tabelë, duke u ngjitur një vend më lartë.

Anton Gjokaj

 

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!