UDSH: Do të negociojmë me DPS në Tuz, nuk kemi kushte specifike

UDSH do të negociojë me PDS-në për formimin e pushtetit në Malësi, tha bartësi i listës zgjedhore i kësaj parti në zgjedhjet e fundit në Tuz Fadil Kajoshaj.

Këshilli qëndror i UDSH-së ka vendosur që dega e Tuzit të vëndosë për gjithçka, me kë dhe si do të negociohet. Kemi mbështetje e plotë të partisë, tha Kajoshaj për Vijesti.

„Ata (PDS) shprehen vullnetin që të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerët tradicional, ndërsa këta partnerë jemi ne – UDSH“, tha Kajoshaj.

Në pyetjen e ”Vijesti” se cilat janë kushtet e UDSH-së për koalicion me DPS, Kajoshaj tha se nuk kan kushte specifike.

Sipas fjalëve të tija, kushtet e UDSH-së janë ruajtja e dygjuhësisë në të gjitha institucionet dhe punësimi proporcional, por jo në baza partiake.

Kajoshaj nuk tha se a do të ketë bisedime me Alternativën Shqiptare, e cila kërkoi takimin e përfaqësuesve të partive nacionale shqiptare në Malësi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!