DPS vazhdon me ramje, 25% më pak se vitin e kaluar!

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në Mojkovac, PDS (DPS) e ka humbur shumicën, dhe opozita ka numrat të formojnë pushtetin e ardhshëm.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) humbi pushtetin në Mojkovac pas 16 vjetësh. Sipas rezultateve paraprake, DPS fitoi 14 vende me partnerët e saj të koalicionit, Social Demokratët (SD) dhe Partinë Liberale (LP) – katër më pak se sa fitoi në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Sipas këtyre rezultateve, koalicioni DPS-SD-LP, ka marrë 43.89% të votave, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi 24.17%, Demokratët 13.45%, LQ URA 6.11%, lista “Nuk e japim Mojkovacin 6.38%”,  dheMali i Zi i Bashkuar 6.00%.

Edhe në Cetinë PDS ka pësuar rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara, dhe do t’i duhet të bëjë koalicione për të mbajtur pushtetin, por pushteti mund të formohet edhe pa ta.

Në Petnjicë PDS pritet ta ruaj shumicën absolute, pasi sipas rezultateve paraprake ka marrë 17 mandate.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në Cetinje, Mojkovac dhe Petnjicë humbi gjithsej rreth 2500 vota, krahasuar me zgjedhjet e gushtit 2020.

Shperndaje