Ndalohet përkohësisht gjuetia në të gjith territorin e Malit të Zi

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se është ndaluar përkohësisht gjuetia në të gjithë territorin e Malit të Zi.

Ndalimi i përkohshëm i gjuetis bëhet për shkak të kushteve të këqija të motit, të cilat janë reflektuar në temperatura jashtëzakonisht të ulëta dhe me borë të lartë kryesisht mbi 30 cm.

Situata në terren vazhdimisht do të mbikëqyret dhe në rast të mosrespektimit do të zbatohen masat e duhura ndëshkuese, siç përcaktohet me Ligjin për gjuetinë, thanë nga ministria./Malësia.ME/

Shperndaje