Gjeloshaj mesazh urimi për Krishtlindjet ortodokse

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj u ka uruar qytetarëve të besimit ortodoksë festën e Krishtlindjes.

Me dëshirë që Krishtidjen si festën më të gëzueshme ta kalojnë në paqë, lumturi dhe mirëkuptim me fqinjët dhe miqtë.

Në të njëjtën kohë, fryma e Krishtlindjes të jetë dhe një kujtesë për rëndësinë e respektit të ndërsjellët, unitetit dhe solidaritetit, me të cilën ne mund të ndërtojmë vetëm një shoqëri më të mirë dhe më njerëzore, të përshtatur për të gjithë ne.

Të gjithë besimtarëve dhe klerit të besimit ortodoks, uroj Gëzuar Krishtëlindjen, ta festojnë në paqe dhe mirëqenje me të gjithë “, thuhet në urimin e Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!