Kongresi certifikon Bidenin president – Dorëzohet Trump: Më 20 janar do të ketë tranzicion të rregullt të pushtetit

Joe Biden është konfirmuar si president i ri i SHBA-së. Certifikimi i votave elektorale, është bërë në orët e hershme të së enjtes në Kongres nga Dhomat e Përfaqësuesve dhe Senati, me vonesa që erdhën si pasojë e trazirave në Kongres.

Bidenit i janë certifikuar 306 vota elektorale, karshi 232 sa i janë certifikuar Donald Trumpit.

Kamala Harris është konfirmuar zëvendëspresidente nga Kongresi.

Gjatë të mërkurës protestuesit pro-Trump u futën në godinën e Kongresit në Washington, ndërsa në këto trazira janë regjistruar katër të vdekur, prej tyre një që ka marrë plagë në gjoks me armë zjarri. Janë arrestuar 52 persona, ndërsa janë regjistruar disa të lënduar nga radhët e forcave të rendit.

Dorëzohet Trump: Më 20 janar do të ketë tranzicion të rregullt të pushtetit

Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar një transferim të rregullt të pushtetit tek Joe Biden i cili sapo ui konfirmua si president i ri i vendit.

Duke folur për verdiktin e Kongresit, Trump është shprehur: “Kjo përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale”.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord më rezultatet e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt”.

“Unë kam thënë gjithmonë se do ta vazhdojmë luftën tonë për të siguruar numërimin e votave legale. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, për ne është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë të madhe Amerikën përsëri”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!