Korea e Veriut lëshon raketën: Reagojnë SHBA,Japonia,Korea e Jugut

Korea e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të gjata, gjë që kritikët thonë se është një test i ndaluar teknologjik i raketave.

I menjëhershëm ishte reagimi i Japonisë, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, që kërkuan një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kjo lëvizje u kritikua menjëherë në gjithë botën, përfshirë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Rusia,Kina.

Sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes në Korenë e Jugut, Ryu Je-Seung, sistemi “THAAD”, i konsideruar si një ndër më të avancuarit në botë, do të instalohet vetëm si kundërpeshë ndaj kërcënimit të Veriut komunist.

Shperndaje