Nimanbegu: Nuk mund të ecim përpara nëse nuk kemi objektiva dhe kërkesa të qarta politike

Nga katër deputetë që dikur kishin shqiptarët tani kanë vetëm një, dhe kjo sigurisht që është situatë e pakënaqshme, tha nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu.

Arsyeja e parë është Ligji zgjedhor i vitit 2011 dhe pohojmë se ligji aktual zgjedhor paraqet heqjen e të drejtave tona të fituara, tha Nimanbegu për gazetën ”Pobjeda”.

”Më së shumti më brengos se partitë e Shqiptarëve me rezultatet e veta nuk kanë forcuar besimin e votuesve. Mosrespektimi i parimeve demokratike brenda disa subjekteve politike krijon ndasi në trupin votues shqiptar. Pavarësishtnga skena e krijuar politike për Shqiptarë, unë si i vetmi përfaqësues në këtë dhomë, do të tentojë të jem përfaqësues i të gjithë bashkombasve të mi pavarësishtnë përkatësinë politike, sepse të jesh i vetmi nuk është privilegj por përgjegjësi edhe më e madhe”, tha ai.

Në skenën politike duhej të vinte deri tek ndryshimet sepse popullin shqiptar ndër vite e kanë përfaqësuar njerëzit të cilët kanë drejtuar politik joparimore dhe afatshkurte.

reklamo

Nimanbegu thotë se shqiptarët nuk janë të kënaqur me statusin e tyre, si kur është fjala për zhvillimin ekonomik të territoreve ku popullata shqiptare jeton, si kur është fjala për turizmin, arsimin, decentralizimin, infrastrukturën, zhvillimin bujqësor, punësimin.

Ky është ende një problem i madh në shoqërinë tonë. Objektivat politike nuk mund të realizohet me deklaratat populiste të përfaqësuesve politikë, të cilët në përgjithësi thonë atë që të tjerët duan ta dëgjojnë, dhe nuk mundohen të marrin përgjegjësi, për të ndryshuar pakënaqësinë, që në një farë mënyre edhe vetë e nxisin.

Shoqëria jonë nuk mund të ecë përpara nëse nuk kemi objektiva të qarta politike, qëndrime dhe kërkesa.

Shqiptarët në Mal të Zi kanë një sërë kërkesash të parealizuara politike dhe demokratike, thotë Nimanbegu.

“Komuna e Tuzit, prona në Valdanos, mbrojtja e Kriporës, zgjidhja e problemit që përfshin zonën e të Mirave Detare janë disa nga kërkesat të cilat ”Shqiptarët e Vëndosur” Forca-UDSH-ASH kanë rënë dakord me Qeverin për ti zgjidhur.

Tani kemi punën më të rëndësishme, dhe kjo është inplementimi cilësor siç është përcaktuar me afate kohore. Ne nuk do të heqim dorë nga asnjë kërkesë e jona, sepse ato janë nevojat reale dhe jetësore të shqiptarëve, thotë Nimanbegu.

Realizimi i marrëveshjes politike ka filluar me një dokument shumë të rëndësishëm, me Planin hapsinur të Komunë së Ulqinit që është miratuar në KK të Ulqinit. Ai është jashtëzakonisht i rëndësihëm për zhillimin e komunës, dhe që qartë përcaktohen kërkesat tona, pra nuk do ketë ndërtim në Valdanos dhe në Kripore, tha Nimanbegu./Malësia.ME/

Shperndaje