KSHZ i jep mandatin Partisë Boshnjake, FORCA do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni Zgjedhor i Shtetit ka vendosur sot të miratojë ankesën e Partisë Boshnjake, e cila pretendon se i takon një mandat në bazë të aksionit afirmativ për listat e popujve pakicë.
 Në zgjedhjet lokale të 4 shkurtit, kjo parti ka fituar 339 vota.
 Pas këtij vendimi, Forca e Re Demokratike, e cila në bazë të tij mbetet pa një mandat, mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, cka sipas burimeve tona , edhe do ta bëjë.
 Për të pasur të drejtë në shfrytëzimin e aksionit afirmativ, kjo parti duhej këtë ta kishte theksuar në regjistrimin për pjesmarrjen në zgjedhje dhe ta bënte atë nëpërmes formularit përkatës, cka sipas burimeve tona, ato nuk e kanë bërë.
Në shqyrtim nga Komisioni Komunal Zgjedhor janë edhe ankesat e Demokratëve dhe Partisë Socialdemokrate, të cilët kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në disa pika votimi.
 Nëse ato përsëriten, atëherë mandat mund të fitojnë edhe këto dy parti, të cilat për shumë pak vota nuk e kaluan cenzusin, cka si pasojë do të kishte humbjen e mandatit  edhe nga DPS dhe Socialdemokratët./Lajm.me/
Shperndaje