Ilir Çapuni takim me kryetarën e Shkodrës

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, priti në një takim në zyrën e saj, Kryetarin e Këshillit Komunal të Ulqinit z. Ilir Capuni.

Gjatë bashkëbisedimit u evidentua bashkëpunimi në mes Shkodrës dhe Ulqinit, në fushën kulturore, të turizmit dhe zhvillimit ekonomik.

Në këtë vizitë diskutuam dhe shprehëm vullnetin e përbashkët për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në fushën e artit, trashëgimisë kulturore e historike, në aktivitete sociale e në fushën e turizmit.

Me shumë interes ishte bashkëbisedimi mbi mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave më të mira në administrimin e Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqinit, përmes shkëmbit të punës së specialistëve dhe drejtuesve të kualifikuar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!