Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare këngëtarja e mirënjohur e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Pagarusha ndërroi jetë në Prishtinë si pasojë e një sëmundje të shkurtër.

Ajo la prapa një karrierë të bujshme muzikore me qindra këngë që kanë ruajtur vlera dhe kanë lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Ajo gëzon epitetin “Bilbili i muzikës shqipe”, në nder të vlerave artistike gjatë karrierës së saj. 

Thaçi: Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për kulturën dhe artin kombëtar

Thaçi: Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për kulturën dhe artin kombëtar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin kombëtar.

Thaçi në një postim në ‘Facebook’ ka shkruar se Pagarusha me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme.

“Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare. Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Meta: Isha fatlum ta njihja nga afër, Mbretëresha e këngës shqiptare

“Unë isha fatlum ta njihja nga afër dhe të ndaja me të shumë momente të bukura dhe të paharrueshme. Ajo nuk ishte magjike, vetëm në skenë dhe ekran, por në çdo moment të jetës së saj”. Keshtu shkruan Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta, ne reagimin e tij, pas lajmit per ndarjen nga jeta te te madhes se kenges shqipe, Nexhmije Paragusha.

‘Si një nga përfaqësueset më të mëdhaja të artit e muzikës, e nderuar dhe vlerësuar ndërkombëtarisht, me trashëgiminë e vyer që la pas, Nexhmije Pagarusha do të mbetet e paharruar për të gjithë ne”- shkruan Meta, duke u derguar ngushellime familjareve te saj.

Mesazhi i Metës

Me shumë dhimbje e hidhërim të thellë mora lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës së këngës shqiptare, artistes sonë të madhe e të papërsëritshme, Nexhmije Pagarusha.
E dashur dhe e admiruar nga të gjitha brezat për vokalin e jashtëzakonshëm, emocionet dhe krenarinë që i dhuroi kombit në dekada, kjo humbje e pazëvendësueshme i ka prekur sot të gjithë shqiptarët dhe admiruesit e saj kudo.
Si artiste që bëri histori në momente të vështira, falë talentit artistik, personalitetit fisnik e të spikatur, Nexhmije Pagarusha, do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare, këngët e së cilës do të këndohen përjetë.
Unë isha fatlum ta njihja nga afër dhe të ndaja me të shumë momente të bukura dhe të paharrueshme. Ajo nuk ishte magjike, vetëm në skenë dhe ekran, por në çdo moment të jetës së saj.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve shqiptarë.
Si një nga përfaqësueset më të mëdhaja të artit e muzikës, e nderuar dhe vlerësuar ndërkombëtarisht, me trashëgiminë e vyer që la pas, Nexhmije Pagarusha do të mbetet e paharruar për të gjithë ne.


Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!