Kultura politike e deputetëve në Malit të Zi: Dukoviq jemi Kuvendi më demokratik në Rajon

Hedhja e gazit lotsjellës është bërë gjë e zakonshme në Kuvendin e Kosovës dhe është një lajm që askënd nuk mund ta befasojë.

Konfrontim fizik, gjuajtje me këpucë, tërheqje për flokësh, dhe pështyrje mes njëri-tjetrit për disa kjo është sinonim i seancave të Kuvendit të Serbisë.

Ndonjë fyerje, thirrje të rralla për konfrontim fizik, kanë ndollur edhe në Kuvendin e Malit të Zi, por asnjëherë nuk është shënuar ndonjë incident i madh për shembull, si në Ukrainë, kur në dhjetor shpërtheu rrahja ndërmjet deputetëve të pushtetit dhe opozitës dhe u bë lajmi kryesor në botë – shkruan Pobjeda.

Duke pasur parasysh të gjitha këto gazeta Pobjeda pyeti deputetin Halil Dukoviq gjithashtu Kryetar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut përgjegjës për mbikëqyrjen e Kodit të Etikës së deputetëve, në cilin nivel është retorika dhe kultura politike e deputetëve në parlamentin e Malit të Zi.

Mendimi im personal është që ne jemi një nga Kuvendet më të mira dhe më demokratike në rajon,- u përgjigj Dukoviq.

“Gjërat janë pak të ashpërta sa i përket retorikës, dhe kjo është e zakonshme para zgjedhjeve. Më duket se këtë herë kemi shkuar pak më shumë se zakonisht, por përsëri unë mendoj se kjo është e gjitha në mes kufijve të normalës dhe tolerancës”.

Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë deputetë të cilët janë të përgjegjshëm dhe ata që janë më pak të përgjegjshëm tha Dukoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!