Kuvendi i Grave: Forca pyet Zenken mbi përfaqësimin e gruas shqiptare në administratën shtetërore

Ministri Mehemt Zenka mori pjesë në sesionin e tetë të Parlamentit të Grave të mbajtur sot në Parlamentin e Malit të Zi, njoftoi Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.

Këshilli për Barazi Gjinore e Parlamentit të Malit të Zi organizoi sesionin e Parlamentit të Grave në të cilën përfaqësueset e shoqatave të grave të partive parlamentare dhe përfaqësueset e shoqërisë civile bënë pyetje antarëve të Qeveris së MZ.

Sesioni i tetë u organizua në prag të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e cila shënohet në botë si një shenjë e arritjeve ekonomike, politike dhe shoqërore të grave.

Anëtarja e Gruas së Forumit të partisë shqiptare Forca ka pyetur Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenkën lidhur me përqindjen e grave të komunitetit shqiptarë në administratën shtetërore dhe organet e vetëqeverisjes lokale, dhe çfarë masash do të merren për të përmirsuar situatën e tanishme.

Zenka kujtoi se zgjidhjet e reja ligjore krijuan parakushte për marrjen e të dhënave relevante dhe të besueshme mbi strukturën nacionale të të punësuarve në organet shtetërore. Ai tha se sipas një studimi të kryer me Administratë për Kuadro në vitin 2015 mbi strukturën e punonjësve sipas gjinisë dhe përkatësisë etnike në Komuna, u konstatua që në Komunën e Tuzit, në kuadër të Kryeqytetit nga 11 shqiptarë të punësuar, tri janë gra, ndërsa në Ulqin, nga 164 punonjës nga kjo pakicë nacionale , 43 gra janë gra.

Zenka tha se, në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, janë të punësuara 3 shqiptare por që do jenë edhe më shumë në të ardhmen.

Ministri theksoi se pjesëmarrja e grave në vendimmarrjen politike në nivel qendror dhe lokal është një parakusht i rëndësishëm për arritjen e barazisë gjinore, për të cilat departamenti i udhëhequr nga ai, në mënyrë aktive punon në bashkëpunim me partnerët përkatës.

Ai vuri në dukje se, kur është fjala për pakicën shqiptare, rezultatet nuk janë të kënaqshme dhe se komuna e Ulqinit deri në zgjedhjet lokale të vitit 2018 kishte rezultatin më të dobët me vetëm dy këshilltare në parlamentin lokal.

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!