Nënshkruhet rregullorja për bashkëpunimin policor në Plavë

Udhëheqësit e policive kufitare të Malit të Zi , Shqipërisë dhe Kosovës e kanë nënshkruar rregulloren për punën e qendrës së përbashkët për bashkëpunimin policorë në Plavë me të cilën në mes tjerash është rregulluar mënyra e komunikimit, shpërblimi i informatave dhe shfrytëzimi i uniformës dhe i armëve.

Siç është kumtuar nga Drejtoria e policisë, rregulloren e kanë nënshkruar shefat e policive kufitare të tri shteteve Vesko Damjanoviq , Aida Veizaj dhe Shaban Guda gjatë takimit koordinues i cili është mbajtur dje në Budvë.

Përkujtohet se protokolli ndërmjet ministrive të punëve të brendshme të Malit të Zi , Shqipërisë dhe Kosovës, i nënshkruar me 30 maj të vitit të kaluar në Plavë, ka paraparë, themelimin e qendrës së përbashkët për bashkëpunimin policorë me qëllim të përparimit dhe zhvillimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet policive të tri vendeve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!