Krivokapiq: Kurrë nuk do ta pranoja pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar për mediat serbe se sikur ai të kishte qenë në krye të qeverisë malazeze në vitin 2008, shteti i tij kurrë nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë çështja e Kosovës, për një pjesë të banorëve të këtij shteti, është çështje emotive dhe se ata mendojnë se ajo është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

“Kjo pjesë e njerëzve tanë do të mendojnë ashtu se pa marrë parasysh çfarë do të jetë në fund marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse do të kisha qenë unë kryeministri i Malit të Zi, në kohën kur Mali i Zi ende nuk e kishte njohur Kosovën, kurrë nuk do të isha pajtuar që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri edhe para kësaj qeverie “, ka thënë Krivokapiq për gazetën serbe “Blic”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!